Veseli: Lufta e UÇK-së është e pastër, gjenocidi serb duhet të dënohet

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur nga Haga, pas intervistimit në Gjykatën Speciale.

Veseli nuk ka dashur të japë detaje rreth intervistimit, duke thënë se lufta e UÇK-së është e pastër dhe se gjenocidi serb në Kosovë duhet të dënohet.

“Drejtësia është në anën tonë. Ne si komb duhet të jemi sa më të bashkuar që të shkojmë përpara për sfidat që kemi përpara. I jam përgjigj ftesës për korrektësi. Ushtria ka mbrojtur popullin e Kosovës, e ka pasë përkrahjen e ndërkombëtarve. Unë jam një nga njerëzit e parë të UÇK’së, i jam përgjigjur intervistimit. Kaq do të ishte më korrektja të flasim në një ambient të tillë se pse lufta ka qenë  e popullit të Kosovës për drejtësi, liri dhe pavarësi”.

“Jam korrekt tek Zoti, njeriu, në çdo aspekt. Serbia do të përgjigjet për krimet në Kosovë, pavarësisht vonesave për gjenocid ndaj popullit tonë”.

Të ngjashme