Veseli: Mala e Berisha dëshmuan se rezistenca shqiptare ishte pathyeshme

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Rexhep Malën e Nuhi Berishën në 35-vjetorin e rënies.

Veseli është shprehur se ‘Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmuan se rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme.

“Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërten: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, shkruan Veseli.

Image may contain: 2 people, close-up
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme