Veseli mbledh nënkryetarët dhe ministrat e PDK-së

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 13:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thirrur në takim të gjithë nënkryetarët dhe ministrat e partisë së tij. Disa nga anëtarët e kësaj partie janë parë duke hyre në selinë e partisë, raporton Ekonomia Online.

Enver Hoxhaj, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi, Uran Ismaili, Memli Krasniqi kanë hyrë në seli. Ky takim lidhet me mbledhjet e brendshme të PDK-së dhe nuk ka të bëjë me situatën e fundit të krijuar në vend.

Paradite Veseli në një konferencë për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjuhës së urrejtjes nga askush

Të ngjashme