Veseli: Më 1 apo më 17 shkurt, muri do të rrënohet

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 11:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se janë duke u marrë me murin ilegal në Mitrovicë, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi.

Veseli nuk e ka dhënë datën e saktë se kur do të rrënohet muri, por ka siguruar qytetarët se ai do të rrënohet.

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli, duke folur për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionin pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë.

“Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s’keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme