Veseli: Me fondet e kursyera prej çrrënjosjes së korrupsionit do të fuqizojmë ekonomikisht gratë

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në Gjilan nga qindra vajza e gra me të cilat ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij për rolin e gruas dhe fuqizimin e saj nëpërmjet mbështetjes institucionale.

Kreu i PDK-së tha se PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

“I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje”.

“Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme