Veseli me iniciativë për harmonizimin e Rezolutës për Dialogun

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbledhur sot në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për ta diskutuar me ta mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun, në të cilën do të përfshiheshin pozita dhe opozita.

Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Burime brenda Kuvendit thonë se Veseli është i interesuar që sa më parë të harmonizohen qëndrimet mes pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës për Dialogun, e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.

Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti dhe institucionet e vendit janë mobilizuar për t’i bashkuar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me platformën dhe ekipin në këtë proces të rëndësishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme