Veseli: Me miratimin e Projektligjit për Paga për 70 mijë të punësuar në sektorin publik rriten pagat

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 10:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka njoftuar për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e vitit shkollor që nga e hëna, raporton Ekonomia Online.

“Falënderoj kryeministrin si dhe sindikatën e arsimit që kanë rol historik në shtet ndërtim të Kosovës jam i lumtur që nxënësit e mësimdhënësit nga e hëna do të kthehen në shkolla dhe mësimi do të fillojë”.

“Punëtorëve u janë rritur pagat siç ju kemi premtuar do mbajmë premtime të jemi afër tyre në të gjithë sektorët si policia, shëndetësia, artistët, pensionistëve etj”.

Veseli ka garantuar se miratimi i Projektligjit për Paga mundëson që pagat për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik do të rriten.

Kurse ka garantuar punëtorët e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se statusi i tyre nuk do preket.

“Nesër në Kuvend do të miratohet Projektligji për Paga që do mundësojë pagat më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Punëtorët e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se statusi i tyre nuk do preket”.

Lideri i PDK-së ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj.

Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

Të ngjashme