Veseli merr pjesë në tryezën për fazën finale të dialogut

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 09:26 | Nga

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tryezën e organizuar me temën “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”, e cila do të mbahet sot, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, zyra e komunikimit për media e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo tryezë do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë duke filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë se tryeza të tilla janë organizuar më parë edhe nga partitë politike, por pa asnjë rezultat në arritjen e një konsensusi, ndërkaq tryeza e sotme është organizuar nga TV Mitrovica.

Ndryshe, takimi i radhës në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 7 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme