Veseli mirëpret në PDK rreth 100 aktivistë të AAK-së në Vushtrri

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 100 aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Dega në Vushtrri janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli nëpërmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se këta aktivistë iu bashkuan luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

”Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri”.

“Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë”.

Të ngjashme