Veseli: Mitrovicën nuk e shesim, por as nuk prishemi me ShBA-në

Mitrovicë | 04 Mar 2019 | 12:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se qyteti prej nga vjen, Mitrovica nuk do të shitet, por do të mbrohet ngase ky është obligim ndaj qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Veseli këto komente i bëri teksa ka iniciuar hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Kreu i PDK-së ka përsëritur edhe një herë se nuk do të lejojë që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në.

“Pasi jam mitrovicas nuk na duhet debatin brendshëm për konsum që po flitet tash duke krijuar shqetësime e frikë qytetarëve sepse ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin përball e kemi një kundërshtar nuk e quaj armik shpresoj në të ardhmen të kemi raporte të mira fqinjësore, përballe e kemi Serbinë dhe Aleksandër Vuçiq në ballafaqimin tonë në procesin përfundimtar të dialogut që Kosova të merr ulëse në OKB”.

”… duhet të jemi të drejtuar vetëm në këtë drejtim Mitrovica e as Kosova nuk është dhe as nuk mund ta them që me jap me shit me ble, por as me mbrojt vet, ne më shumë mundemi me mbrojt Mitrovicën bashkë e kemi obligim që është qytetar kombëtar duhet respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet”.

“Të bartet vendimtarja në institucione të Kosovës dhe asgjë më pak e asgjë me shumë të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Çdo qytetar të mendoj me mendim të shëndosh që kemi vetëm një perspektive që është orientim ynë perëndimor që nuk lejon të ftohemi me ShBA-në për derisa janë partnerët tanë perëndimor”.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.

“Ekonomia e lirë e tregut e bazuar në sektorin privat është përgjegjësia e juaj Kosova nuk është e askujt më shumë e më pak, por e gjithëve neve, duhet të marrim përgjegjësi njëjte dhe kemi obligime të njëjta para Kushtetutës ligjit dhe qytetarëve të vendit merrni përgjegjësi më shumë”.

“Ta transformojmë Kosovën në një rini jo punë kërkuese por pune dhënëse. Kur ke ekonomi të shëndoshe e fuqishme ke rini të bukura dhe ushtri të fortë që është e gatshme çdo moment me mbrojt sovranitetin dhe integritetin territorial”.

“Kudo të bëhemi bashkë për një qëllim të përbashkët Kosova e pavarur e sovrane me integritet dhe sovranitet të pacenuar po ashtu me një rini të jashtëzakonshme që e do vendin e transformon vendin sepse kjo është perspektiva”.

Duke folur para studentëve dhe profesorëve në Universitetin e Mitrovicës ku do të jetë e vendosur qendra e inovacionit, çelësi i zhvillimit ekonomik qëndron tek sektori privat, tek industria prodhuese, tek ekonomia e dijes dhe shkathtësive teknologjike, raporton EO.

“Ju jeni të Mitrovicës e dini rrugën tuaj sepse edhe emri i Universitetit tuaj tregon gjithçka. Pa punën tuaj e të mësimdhënësve nuk do ishte e mundur ky sukses ne sot jemi bashkë si burokrat edhe me ministrat jemi të juaj mundohemi të ju përkrahim çdo ditë ministrin Hamzën e falënderojmë që ka mbështetur Mitrovicën që pa të ndoshta nuk do bëhej ky objekt”.

“Kemi ardhur për inivacion dhe do flasim për këtë sepse është perspektiva e madhe është e ardhmja e Kosovës. Me qenë Isa Boletini gjallë ndoshta nuk do flasim fare për dialogun e Mitrovicën mos u frikësoni”.

Të ngjashme