Veseli: Mocioni është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë, nuk pendohemi që votuam pro rrëzimit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk janë penduar që e kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai tha se janë duke punuar që si opozitë të sjellin një frymë të re politike, ndërsa zhvillimet krerëve qeverisës që nga 6 tetori i vitit të kaluar e deri më sot, i quajti lojëra politike pa autorësinë e PDK-së, njofton Klan Kosovë.

”Nuk është insistim qëndrimi në opozitë, ka qenë rezultat zgjedhor të cilit i përmbahemi. Kontributi ndaj vendit dhe qytetarit mund ta bësh në secilin pozicion në të cilin je”.

”Jemi duke punuar me PDK-në në sjelljen e një fryme të re, njerëzve të ri. Pastaj pjesa tjetër e lojërave politike që janë zhvilluar nga 6 tetori, janë pa autorësinë tonë, pa dëshirën tonë, janë imponim”.

”Ne e votuam mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe nuk jemi penduar fare për këtë. Qeveria për kaq pak ditë rezidente krijoi aq shumë probleme, duke iu jepur mundësi faktorëve të tjerë jashtë Kosove”.

”Mocionin e mosbesimit, rrëzimi i Qeverisë, është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë”.

”Kishin filluar me akuza e sulme, me shumë premtime, dhe në momentin e ballafaqimit të problemit të cilat ishin reale, dështuan sepse nuk kishin menduar që sfidat që i ka vendi do duheshin me i tejkalu”.

”Nuk ishin akuzat tona që e rrëzuan Qeverinë të cilat janë të qëndrueshme. Po flas sepse ata e rrëzuan vetveten. Qeverinë e e ndërtuan mbi bazën e principeve, mbi bazën e mashtrimeve”.

”Nuk kishin pasur një projekt që e kishin dertuar vizionin e një partneriteti mes tyre.  Nuk kishin pasur skemën, u vonuan edhe me emrat më pas”.

Të ngjashme