Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 08:33 | Nga

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se nëse ka konsensus ndërmjet partive politike, atëherë mund të shkohet në zgjedhje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë kriter i panevojshëm që i është kërkuar Kosovës.

Veseli bën thirrje që demarkacioni të ketë konsensus nacional pasi sipas tij, çdo vonesë në kalimin e kësaj çështje, do t’i kushtoj negativisht vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thënë ai në një intervistë për Epokën e Re.

Duke folur rreth riformatimit të Qeverisë, Veseli ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme për një proces të tillë. Ai ka thënë se janë në pritje të kryeministrit Isa Mustafa, përndryshe sipas tij, PDK-ja do të vendosë brenda javës për bartësit e rinj të dy ministrive në Qeveri dhe disa ndryshime të zëvendësministrave.

Veseli ka deklaruar se sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se është në interesin e vendit shkuarja në zgjedhje, atëherë me marrëveshje politike askush nuk i ndal partitë politike që të mbahen zgjedhjet.

Të ngjashme