Veseli: Mure ndarëse më nuk do të ketë

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 13:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë, tha se mure ndarëse nuk do të ketë më në Kosovë.

Ai tha se paralajmërimi i serbëve për ndërtimin e një muri tjetër në atë pjesë janë vetëm provokime, duke siguruar se marrëveshja e arritur do të respektohet dhe se do të vazhdojnë dialogun e brendshëm për të zgjedhur të gjitha problemet e komunitetit të atjeshëm, raporton Ekonomia Online.

“Do të ketë një muri të ri duke zbatuar ligjet e Kosovës. Do të  ketë një sheshe parqe. Duhet dialog i brendshëm dhe marrëveshje s’do të lejojmë veprime ilegale”.

“Ajo Mitrovicë do të jetë e bashkuar s’do të ketë jug e veri”.

Sipas Veselit do të jetë një projekt i ri që do të jetë si shëtitore.

Sa i përket asaj se a do të ketë zhvendosje të murit siç po flitet Veseli tha se s’do të ketë një gjë të tillë.

“Do të hapet një rrugë e cila ka qenë e mbyllur. Ky do të jetë projekti i ardhshëm që në mënyrë transparente do ta shohin qytetarët tanë, nuk e di pse ende s’është bërë publike”.

E sa i përket debatit për FSK-në në seancën e ardhshme Veseli shtoi se ushtria e Kosovës është realitet që do të ndodhë shumë shpejtë.

“Ushtria e Kosovës është realitet dhe pritet dita ditës të ndodhë. Është e pashmangshme, do ta gjejmë një moment të mirë, Kosova nuk ka nevojë më të jetë konsumues i sigurisë”.

Për Demarkacionin dhe asociacionin tha se janë të rëndësishme për vendin.

“Demarkacioni është duke na dëmtuar. Asociacioni do të kryhet por vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës”.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për tolerancë dhe bashkëjetesë.

Të ngjashme