Veseli: Rivitalizimi i urës do të përfundojë me hapje të plotë

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 15:06 | Nga

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar për rivitalizimin e Urës së Ibrit, në qytetin e tij, Mitrovicë.

Ai ka thënë se rivitalizimi është i vonuar, por megjithatë është hap pozitiv që do të përfundojë me hapjen e plotë të urës.

“Revitalizimi i Urës mbi Ibër në Mitrovicë, ndonëse i vonuar, përbën një hap pozitiv në funksion të procesit i cili duhet të përfundojë me hapjen e plotë të Urës”, ka shkruar Veseli.

Veseli, gjithashtu, tha se ura do t’i kthehet qytetarëve.

“Ajo duhet t’i kthehet qytetit dhe jetës së qytetarëve mitrovicas, t’i shërbejë së ardhmes dhe jo të së kaluarës”, përfundon Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme