Veseli në BIK: T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 10:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të Festës së Kurban Bajramit, raporton EkonomiaOnline.

Pas pritjes nga drejtuesit e BIK-ut, kryeparlamentari Veseli ka uruar të gjithë shqiptarët e besim islam, duke bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje ndaj njëri-tjetrit, për largim të dallimeve dhe bashkim.

“Sot më së shumti duhet t’i kujtojmë ata të cilët ishin të gatshëm ta flijojnë edhe jetën në rininë e tyre, që ne sot të kemi liri. Përulemi para veprës së tyre të lavdishme dhe nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne e dijmë saktë rrugën tonë kah do të shkojmë përpara. Ky është shteti ynë i pavarur dhe sovran, është besimi në zot, në atdhe e në komb. Jemi një e të pandarë dhe kështu do të shkojmë deri në fund. Haxhilerëve dhashtë zoti ua pranon haxhin dhe kthehen në shtëpitë e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme