Veseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa May

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku me ftesë të Partisë Konservatore të kryeministres britanike Theresa May, do të ketë disa takime me lidershipin e Partisë Konservatore, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.

Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, kryeparlamentari Veseli do të diskutoj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro atlantike.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Veseli është ftuar të marrë pjesë edhe në punimet e konventës së partisë konservatore e cila po i zhvillon punimet në Bermingham.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PDK-së do të takojë zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Partisë Konservatore britanike.

Kreu i PDK-së po synon që krahas reformave dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në Kosovë, ta fuqizojë atë edhe në rrafshin ndërkombëtar duke e bërë pjesë të aleancës ndërkombëtare të partive konservatore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme