Veseli në Bullgari takon homologen, merr pjesë në 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndëmjet dy vendeve

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të pritet nga homologia e tij, ​Tsveta Karayancheva, kryetare e Parlamentit bullgar.

Gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Kryeparlamentari Veseli do të diskutoj për marrëdhëniet ndërmjet dy Parlamenteve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Gjatë vizitës në Sofje, Kryeparlamentari Veseli do të merr pjesë edhe në ​Koncertin Festiv të cilin e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Bullgari me rastin e 10 vjetorit te marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë si dhe do të përcjell lojën e kombëtares kosovare përballë asaj bullgare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme