Veseli në Ferizaj: Të rinjtë qëndrojnë këtu nëse e luftojmë korrupsionin

Ferizaj | 09 Gus 2019 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai i bëri komentet sonte në një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”, ka thënë kreu i PDK-së.

Veseli ka takuar më herët edhe aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik. “Iu shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit” , ka shkruar Veseli.

Të ngjashme