Veseli në Hungari, angazhohet për të sjellë investitorë në Kosovë

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 11:10 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hungari në vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të tij, Laszlo Kover.

Gjatë qëndrimit në Budapest, kryeparlamentari Veseli do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, si dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Në këto takime, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për mundësinë e investimeve hungareze në Kosovë dhe të financimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.

Temë tjetër e diskutimeve do të jetë edhe integrimet evropiane të Kosovës dhe mbështetja që shteti hungarez i jep Kosovës në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme