Veseli në Janjevë: Të korruptuarit nuk do të kthehen në PDK

Janjevë | 01 Tet 2017 | 15:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpalosur platformën për Lipjanin në fshatin Janjevë, ku është premtuar zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi  bashkëqeverisje me qytetarët.

Kreu i PDK-së ka thënë se banorët e Lipjanit sot kanë nevojë për një qeverisje të re, duke e parë si është keqqeverisur deri me tash kjo komunë.

“Nuk do të ketë fermer që s’do të mbështetet. 40 për qind e qeverisjes së PDK-së do të jetë me pjesëmarrjen të grave. Hapësirat publike do të jepen në shfrytëzim pa asnjë taksë komunale për bizneset”, ka premtuar Veseli.

Ai rikujtoi se Qeveria e Kosovës shumë shpejt do ta përfundojë autostradën Prishtinë-Shkup që është nisur pikërisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe gjithë banorët e Lipjanit kanë për të shijuar përfitimet që do të vijnë nga kjo arterie e rëndësishme e transportit.ryshimet e reja që po i kërkojnë qytetarët. Ne kemi forcën, vullnetin dhe gatishmërinë për të bërë ndryshime ”, ka thënë Veseli.

Ai ka premtuar qeverisje transparente për qytetin e Lipjanit me në krye Ismet Hajrullahun, ndërsa për ata që nuk janë më pjesë e PDK-së, tha se të korruptuarit nuk do të lejohen të kthehen.

“Një pjesë që na kanë shkuar në shumë parti, i kemi këta kundërkandidat, shumë kanë shkuar, shumë kanë me pas zor me u kthye, sepse s’kemi me i lënë ata që janë të korruptuar, le ta dijë çdo kush”, ka thënë Veseli.

Ndërsa kandidati i PDK-së për të parin e Lipjanit, Ismet Hajrullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin në qytetin e Lipjanit, drejt një zhvillimi real ekonomik, punësimit, kushteve të dinjitetshme për jetesë.

“22 tetori është çlirimi i dytë i Lipjanit, 22 tetori është rilindje për bujkun tonë, rilindje për mësuesin dhe arsimtarin tonë, rilindje për vajzat dhe djemtë tanë, për punëtorin dhe punëdhënësin tonë, rilindje për nxënësin dhe studentin tonë, rilindje për gjithë komunitetet minoritare dhe veçanërisht 22 tetori është rilindje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veprimtaria e të cilave aktualisht është ngulfatur nga pushteti në qytetin e Lipjanit”, tha Hajrullahu.

Të ngjashme