Veseli: Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 13:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, ka pasur një mëngjes pune me disa ndërmarrës, mjekë, profesorë, artistë dhe sportistë të Gjilanit.

Veseli ka thënë se gjilanasit janë entuziastë për fitoren e Zenunit dhe ndryshimin e Gjilanit me të.

“Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi. Entuziastë janë edhe njerëzit që e mbajtën gjallë jetën kulturore e sportive në këtë qytet, bashkë me ndërmarrësit që hapën qindra vende pune për gjilanasit. Edhe profesorët, mjekët dhe punëtorët shëndetësorë besojnë se Zenuni është Forca e Ndryshimit.

Mëngjesin e nisëm me ta dhe me qytetarët në Gjilan, që si epiqendër do i prijë zhvillimit të Anamoravës”, ka thënë Veseli.

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, sipas Veselit, do të vendosin për platformën qeverisëse të PDK-së.

Veseli e Pajaziti vizituan fabrikën “Albini”, premtuan mbështetje për prodhuesit

Kreu i PDK-së, Veseli, dhe kandidati Pajaziti vizituan fabrikën “Albimi”.

Ibrahim Krivaqa, pronar i fabrikës, i njoftoi ata për veprimtarinë e kapacitetet prodhuese, si dhe eksportin që është duke e bërë në vendet e Bashkimit Europian.

Veseli dhe Pajaziti u shprehën të mahnitur me atë që shikuan dhe premtuan se do t’i mbështesin bizneset vendore, e në veçanti ato prodhuese.

Të ngjashme