Veseli në Pentagon: Kosova e gatshme për transformimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 13:27 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë në Kosovë dhe Rajon.

Kryeparlamentari kosovar ka thënë se Kosova është e gatshme dhe i ka kryer të gjitha përgatitjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Me këtë rast, Veseli ka falënderuar zyrtarët e lartë të Pentagonit për ndihmën e pakursyer që ShBA i ka dhënë Kosovës në përgatitjen e kuadrove dhe në avancimin e FSK-së, në mënyrë që suksesshëm të transformohet në FAK.

Veseli ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë profesionale, multietnike dhe do të shërbejnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Pas takimeve me zyrtarët e sigurisë, Veseli është nënshkruar edhe në Memorialin e 11 shtatorit, në nderim të viktimave nga sulmet terroriste. Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po ashtu, ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme