Veseli në Prizren e Dragash: Mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhje dhe fitore

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vazhduar sot turin mobilizues në degët e partisë së tij, në Prizren dhe Dragash.

Bashkë me kryesitë e këtyre degëve ai ka biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt.

“Prizreni dhe Dragashi kanë qenë përherë bastione të Partisë Demokratike të Kosovës. Madje e kanë dëshmuar se çdo herë vetëm sa është rritur besimi. Dhe ka shumë arsye për këtë. Ne kemi qenë ata që kemi sjellë ndryshime të mëdha kudo në Kosovë. Kemi vizionin, guximin dhe forcën për vendime të rëndësishme për vendin. Të tjerët merren me ne, por ne e kemi vetëm një qëllim. Të punojmë për vendin”.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Gjithandej Kosovës ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për tu bashkuar me ne. Një proces zgjedhor brenda partisë ka treguar se ne jemi shembull për organizim e demokraci. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e brendshme është tregues i qartë se PDK ka besimin më të madh të qytetarëve, e kjo do të dëshmohet edhe në këto zgjedhje”.

Ai ka përgëzuar strukturat e partisë për unitetin dhe punën e jashtëzakonshme që vizioni i Dekadës së Re për Kosovën të shtrihet kudo dhe që njerëzit t’i bashkohen masivisht kësaj platforme

Të ngjashme