Veseli në Prizren: Kosova ka nevojë për liderë të rinj

Prizren | 26 Maj 2017 | 18:29 | Nga

Në një ceremoni rasti të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, me rastin e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në modulet trajnuese për lider te rinjë ishte prezent edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Këtij trajnimi i janë nënshtruar 600 të rinj nga komuna e Prizrenit. Të rinjtë student të Universitetit të Prizrenit dhe maturant të shkollave të mesme u pajisën me certifikata nga ana e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Gjatë fjalimit para të rinjve pjesëmarrës kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoj se Kosova me popullatën më të re Evropiane, meriton vendim-marrje kushtuar të rinjve.Guximi, shpejtësia dhe dashuria ndaj Atdheut janë tipare të rinisë sonë, ndërsa ne do ta sigurojmë një Fillim të Ri për fuqizimin e të rinjve në ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Nuk ka asgjë në këtë botë që nuk arrihet.Nuk ka fuqi penguese e cila mund ta bllokojë shpirtin e zhvillimit kur e vendos rinia, kur e vendosin studentët ka theksuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij para qindra të rinjve Prizrenas.
Në përfundim të ceremonisë së certifikimit, në mënyrë simbolike u shpërndan edhe librezat për 600 të rinjë, të cilët i’u bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme