Veseli në Rahovec: Zhvillimi i bujqësisë, prioritet absolut i imi

Rahovec | 02 Tet 2019 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në rajonin më bujqësor në Kosovë, në Rahovec, ka folur për zhvillimin e bujqësisë.

Ai ka thënë se për herë të parë me Ligjin e Përkrahjes së Produkteve Vendore do të mbrohen dhe përkrahen të gjitha prodhimet vendore.

“Në rajonin më bujqësor të Kosovës, në Rahovecin e vreshtarëve, verëtarëve dhe punëtorëve të vyeshëm të kësaj ane.
Zhvillimi i bujqësisë është prioritet absolut i imi dhe i Partisë Demokratike të Kosovës.
Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë interesin e kredive për prodhim deri në 80 për qind dhe do ta jetësojmë edhe sigurimin e prodhimeve bujqësore.
Për herë të parë pas më shumë se 45 vjetësh, ne do të fillojmë edhe ndërtimin e rezervarëve të ndryshëm të ujit në Kosovë, duke synuar që të përmbushim nevojat për ujë të pijshëm dhe të ujitjes për 50 vjetët e ardhshme.
Po ashtu, për herë të parë me Ligjin e Përkrahjes së Produkteve Vendore do t’i mbrojmë dhe përkrahim të gjitha prodhimet vendore.
Me Partinë Demokratike të Kosovës, të gjithë ata që punojnë do të kenë përkrahje. Ndërsa, të gjithë ata që duan të punojnë, do të kenë mundësi.
Ne ndërtojmë të ardhmen. Për çdo qytetar, për shtetin tonë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme