Veseli në Skenderaj: Me ushtri bëhemi në gjysmën e dytë të dhjetorit

Skenderaj | 29 Nën 2018 | 15:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se në gjysmën e dytë të muajit dhjetor Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të shndërrohet në ushtri, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli gjatë përurimit të Stadiumit ndihmës të futbollit në Skenderaj, tha se për miratimin projektligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri, do të respektohen të gjitha procedurat parlamentare.

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën për liri, për paqe dhe të ardhme”.

Veseli, po ashtu, ka thënë se është në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me Qeverinë e kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai ka pohuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës për qëllime paqësore, raporton EO.

“Populli ynë asnjëherë nuk ka qenë agresor ndaj askujt dhe as nuk do të jetë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të jetë përjetë i tillë, përderisa populli i Kosovës nuk e ndërron mendjen”, ka thënë Veseli.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përurojnë stadiumin ndihmës të futbollit në Skenderaj

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 29. November 2018

Të ngjashme