Veseli në Vushtrri: Do të përkrahim të rinjtë dhe sportistët

Vushtrri | 29 Sht 2017 | 22:27 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Vushtrri.

Në Vushtrri është punuar dhe me Forcën e Ndryshimit ky qytet do të vazhdojë të zhvillohet, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Në Samadrexhë, ku takova banorët e fshatit, sonte pashë se premtimi im për ndërtimin e sallës sportive ishte duke u finalizuar”.

“Ne gjithmonë do t’i përkrahim të rinjtë dhe do t’i stimulojmë sportistët”, ka deklaruar Veseli.

Ai iu ka premtuar të rinjve vushtrrias se idetë e tyre inovative do ta kenë përkrahjen e PDK-së. “Rinia mbetet prioritet yni”, ka theksuar lideri i PDK-së.

Të ngjashme