Veseli nënshkruan vendimin për shpërndarje, ia procedon Presidentit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta pas votimit të deputetëve për shpërndarje të Kuvendit, kreu i legjislaturës së gjashtë Kadri Veseli e ka nënshkruar këtë vendim.

Atë ia ka nisur Presidentit Hashim Thaçi i cili më pas mund të procedojë me shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 45 ditësh – nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme