Veseli: Nëse frikacakët ikin nga përgjegjësia, vendi shkon shpejt në zgjedhje

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 20:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

Këto komente kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Kadri Veseli i kërkon ministrit të Financave të dyfishojë buxhetin për Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sonte se i ka kërkuar ministrit të ri të Financave, Lulzim Rafuna që vjen nga radhët e PDK-së, që të dyfishojnë buxhetin për pajisjet e sigurisë për Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë.

“Kam kërkuar nga ministri i ri i Financave që të dyfishohet buxheti për sigurinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Pra do të dyfishohet buxheti për pjesën e sigurisë në Polici dhe në Ushtri”, tha Veseli.

Ai këto deklarata i bëri në 20 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike ku foli edhe për bllokadat që siç tha ai, ata që kanë dalë të paët në zgjedhje po ia bëjnë vendit.

“Qytetarët nuk duhet ti mallkojnë, por duhet të punojnë. Cikli demokratike pozitë-opozitë ka qenë gjithmonë por këta po e shkatërrojnë me këtë formë të mentalitetit shtetin e Kosovës e po e forcojnë Serbinë. E ky është mallkim dhe do të marin përgjegjësi për këtë. Por ne, Partia Demokratike nuk do të ndalemi dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buchetinne ri të dyfishojë buxhetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosocës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.

“Unë jam sot në dy dekada të Partisë Demokratike të Kosovës. Falënderoj rininë e partisë. Por edhe partia ka qenë lidershpi që i ka japë më shumë përkrahje rinisë. Ka pasur deputetë dhe asambleistë. Do t’i përkrahim dhe më tutje rininë sepse është e tashmja jo vetëm e ardhmja.  Krenar me sukseset dhe reflektues ku kemi pas gabime që me ecë përpara”, tha Veseli.

E Donjet Bislmi, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës tha se përgjatë dy dekadave të rinjtë e PDK-së kanë punuar shumë dhe për këtë tha se e kanë pasur mbështetjen e fuqishme të lidershipit të partisë.

“Gjithë këtë punë që e ka bë rinia është si kockat që shterojnë një rrugë ose një shesh nëpër të cilin ecin qytetarët dhe ju jetësohet jeta dhe nëpër të cilin vijnë turistët dhe e kane atraksion turistik ashtu si edhe ne një nga një individ për individ. Jemi bërë bashkë e kemi krijuar bazën e cila e plason rrugën e së ardhmes së përbashkët e cila e ardhme e ka veç një emër Partia Demokratike e Kosovës që për me u bë shpija Kosovës i duhet i urti i dijshmi ai që fol pak e punon shumë e ai është Kadri Veseli”, tha ai.

Të ngjashme