Veseli: Nëse nuk hiqet, muri do të rrënohet nga MMPH-ja

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 19:57 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë së ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës është ilegal dhe do të rrënohet.

Duke folur në seancën e Kuvendit të thirrur me propozimin e AAK-së, Veseli  ka thënë se ky mur është më mirë të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar, ose në të kundërtën do ta rrënojnë institucionet e Kosovës.

Veseli ka paralajmëruar së nëse muri nuk hiqet në mirëbesim, “së shpejti” “eskuadrionet” për rrënimin e atij muri do të nisen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Kreu i Kuvendit ka deklaruar se ndërtimi i një muri në shekullin e 21 është më shumë se një turp. “Muri duhet të largohet sa më shpejt. Nëse muri nuk largohet brenda kohës së caktuar, atëherë ne do të veprojmë si institucione të Kosovës dhe do ta rrënojmë. Konsekuencat do t`i bartin të gjithë që kanë qenë aty. Nuk është mirë të vijë në një moment që nuk i konvenon askujt. Kemi bashkëbiseduar me kryeministrin e presidentin, kemi pasur disa takime, nuk kemi dashur ta politizojmë këtë çështje për hirë të populizmit, kemi pasur iniciativa konkrete. Muri do të rrënohet dhe mirë është që kjo të bëhet sa më shpejt nga ata që e kanë ndërtuar. Muri që është ilegal, nuk e ka lejen e autoriteteve qendrore”.

“Paramendojeni nëse dikush do të ndërtonte një mur, kryetari jonë në Deçan nga Manastiri, paramendojeni ta ndërtonte një mur kryetari i Prishtinës kah Graçanica”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme