Veseli: Nesër ratifikohet demarkacioni, nuk do të lejojmë të na humbin rastet historike

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se populli i Kosovës në histori ka humbur shumë raste, por nuk do të lejojnë që nesër të humbet rasti për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend, që i hapë rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët.

Veseli u shpreh se të mërkurën do të dihet kush është patriot dhe e do Kosovën e nuk është i interesuar për ndikimin e Rusisë.

Kreu i Kuvendit i bëri komentet sot pas një takimi me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Ai beson se në seancën e të mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. “Ne në histori kemi humbur shumë raste, por më nuk do të humbin. Kosova është e orientuar nga Bashkimi Evropian 100%. Ne do të vazhdojmë dhe do të përmbushim çdo obligim. Kosova do t’i takoj BE-së shumë shpejt. Ratifikimi i demarkacionit do të votohet”.

“Kosova dhe qytetaret kanë nevojë dhe presin për lajm të mirë. Jam i sigurt që nesër do të votohet marrëveshja e shënimit të kufirit. Jap sinjal të qartë për perspektiven tonë për Bashkimin Evropian”.

Ai shtoi se është bërë shumë për të arritur konsensusin dhe kërkoi nga i gjithë spektri politik që nesër të jetë bashkë, në forcimin e sovranitetit dhe ecjen e vendit përpara.

“Kemi bërë shumë për të arritur konsensusin e përbashkët, s’mund të bëmë më shumë ne si institucione dhe qytetarë pos përkrahjes juaj. Kisha kërkuar nga gjithë spektri politik të jemi bashkërisht nesër, qytetarët presin nga ne që të votojmë nesër. Ne nuk duhet të vonohemi. Kush është me zvogëluar influencën e Rusisë e voton nesër. Kosova ka paguar mjaft çmime në të kaluarën, ne duhet të forcojmë sovranitetin. Nesër duhet të kemi një lajm të mirë dhe besoj në reflektimin e kolegëve të cilët ende nuk e kanë marr këtë vendim”.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh.

Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme