Veseli nga Fushë Kosova: Më 14 prill Kuvendi do ta miratojë Pakon e re Emergjente

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Komunën e Fushë-Kosovës, ku u prit nga kryetari i saj, Burim Berisha. Veseli e Berisha, kanë biseduar për situatën rreth pandemisë së Coronavirusit dhe për Pakon e re fiskale të prezantuar nga PDK-ja, e që pritet të diskutohet të martën në seancën e Kuvendit.

Teksa folur për këtë seancë, Veseli tha se beson që më 14 prill do ta miratojnë pakon e re emergjente  financiare në Kuvendin e Kosovës, e cila tha se do të ndihmojë dukshëm institucionet shëndetësore dhe bizneset në luftën kundër pandemisë.

“Komunat janë fronterat kryesore të ballafaqimit me Coronavirus, nuk kemi dallime politike në ballafaqime me këtë pandeminë që është duke na lënë pasoja edhe shëndetësore por edhe ekonomike. Duhet bashkërisht, pa dallime politike që të bëhemi bashkë që t’i dalim në ndihmë komunave e bizneseve që ta tejkalojnë këtë me sukses këtë sfidë. Besoj se me datën 14 prill do të kemi miratimin në Kuvendin e Kosovës pa shumë debate, të një pakoje e cila do të jetë financiare për shumicën e këtyre edhe të komuniteteve, edhe te bizneseve edhe të komunave, edhe për përforcimin e punonjësve shëndetësorë, përveç subvencionimit i cili do të bëhet drejtpërdrejt dhe të jenë më të gatshëm për tu ballafaquar me sfidën te cilën e kemi bashkërisht. Do të kemi sukses jam shumë i sigurt”, u shpreh Veseli.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se kanë marrë disa masa në komunën që ai udhëheq në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Derisa shtoi se kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga niveli qendror.

“Kërkuam që në pakon e re fiskale, e cila do të përgatitet së shpejti sipas informacioneve që kemi, komuna të futet në pako më fuqishëm. sepse bartësi kryesor i luftës kundër korona virusit janë komunat. Ne ballafaqohemi me të sëmurë, përveç Klinikës Infektive dhe IKShP-së, janë komunat. Kryetari më siguroi që komuna do të jetë prioritet i pakos fiskale edhe disa biznese që nuk kanë hyrë aty, do të provojnë me u fut. Sepse ne jemi një komunë me shumë biznese, dhe ato kanë lluar pak ta ndiejnë lodhjen e kësaj gjendje. Por, po shpresojmë që shpejt do ta kalojmë këtë gjendje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e e covid-19.

Fotografia e Kadri Veseli
Fotografia e Kadri Veseli

Të ngjashme