Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me Qeverinë

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Ai, pas takimit me qytetarë të Kaçanikut, ka thënë se vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë.

“Edhe qytetarët e Kaçanikut po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme