Veseli nga Lipjani: Lufta ime kundër korrupsionit është e përbashkët me luftën globale të presidentit Trump

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në qytetin e Lipjanit ku ka dhënë mesazhe të forta në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit do të vendoset mes një partie sikurse PDK-ja që e forcon miqësinë me SHBA-të apo të një koalicioni që sjellë izolim dhe jo shpresë e korrupsion sikurse Mustafa-Kurti.

🔴DREJTPËRDREJT – PDK-ja mban tubim me qytetarët e Lipjanit

Gepostet von EkonomiaOnline am Sonntag, 29. September 2019

“Zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë kritike. Do të jenë referendum se cilin drejtim do ta marrë Kosova jonë – a do të kemi një qeverisje e cila do të jetë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një qeverisje e cila do të jetë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, një qeverisje që është për ekonomi të dijes, rini e ndërmarrësi apo do të kemi një koalicion i cili nuk sjell shpresë por sjellë izolim, korrupsion dhe varfëron shtetin e ai është Mustafa-Kurti” ka thënë Veseli para mijëra përkrahësve të zhurmshëm.

Më tej, Veseli nuk është ndalur me kaq në mesazhet anti-korrupsion duke thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platform e përbashkët me presidentin amerikan, Donald Trump, në luftën globale kundër korrupsionit.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni; me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia, dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE. Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli.

Ai ka kërkuar që të votohet vetëm PDK-ja me numrin 112 dhe të gjithë kandidatët e kësaj partie.

Të ngjashme