Veseli nis fushatën në Malishevë, paralajmëron “fitore të madhe”

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 16:58 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot komunën e Malishevës, ku ka folur për Fillimin e Ri.

“Koalicioni me AAK-në dhe NISMA-n është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ne do ta shënojmë fitoren më të madhe ndonjëherë”, ka thënë Veseli, para zyrtarëve dhe përkrahësve të PDK-së.

“Si kryetar i PDK-së, gjithmonë i kam vendosur interesat e qytetarëve të Kosovës si prioritet kryesor”, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook.

Për malishevasit, ai ka premtuar investime në bujqësi, përfaqësim më të mirë të grave e të rinjve.

Postimi i plotë i Veselit:

Qytetarë të dashur të Kosovës,

E kam thënë më herët, po edhe edhe sot – Partia Demokratike e Kosovës është partia që i vendos interesat e qytetarëve të Kosovës para çfarëdo interesi politik.
PDK është partia e veprimeve dhe e vendimeve. PDK është partia që shënon rezultate për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë.

Si kryetar i PDK-së, gjithmonë i kam vendosur interesat e qytetarëve të Kosovës si prioritet kryesor.

Sot e pata kënaqësinë ta vizitoj sërish Malishevën. U zotova para qytetarëve të Malishevës, para përkrahësve tanë, se ne do t’ia sjellim Malishevës Fillimin e Ri për një zhvillim të hovshëm dhe të gjithëmbarshëm, veçanërisht në bujqësi dhe në prodhim.

Koalicioni me AAK-në dhe NISMA-n është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ne do ta shënojmë fitoren më të madhe ndonjëherë.

Ne jemi një ekip udhëheqës që mund të marrë vendime dhe të arrijë rezultate për vendin.

Ekipi ynë udhëheqës do ta jetësojë Fillimin e Ri për Kosovën, ku gratë dhe të rinjtë janë të barabartë në tregun e punës dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. NE

DUHET TË INVESTOJMË NË BUJQËSINË E KOSOVËS, NE DUHET T’I FUQIZOJMË GRATË DHE TË RINJTË TANË, NE DO TA INTEGROJMË KOSOVËN PLOTËSISHT NË BE DHE NË NATO.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim, që fuqishëm t’i bashkoheni dhe ta përqafoni platformën tonë fituese që, më 12 qershor, së bashku t’i dhurojmë Kosovës Fillimin e Ri. #FillimiRi

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme