Veseli nis turin e dëgjimit me gratë ndërmarrëse

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 15:14 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me gratë sipërmarrëse nga të cilat ka dëgjuar ide dhe propozime për avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ndihmën që shteti duhet të bë bëjë për gratë sipërmarrëse për rritjen e numrit të punësuarve.

Ai tha se a marrë përgjegjësi për të punuar në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë, shteti nuk mund të shkojë përpara.

“Ka rreth dy muaj që kamë filluar këtë tur dhe dua të ju them sinqerisht që të gjitha këto takime që kam pasur me kategori të ndryshme të njerëzve është një leksion jetësor për mua, çdo dit mëson diçka të re mëson rreth situatës në të cilën jemi. Në të njëjtën kohë mëson mbi defektet që pa i larguar ato nuk mund të ecet përpara”, ka thënë ai.

“Ky vend duhet të ketë perspektivë për fëmijët tanë në të njëjtën kohë iu duhet siguria dhe kjo siguri është në punë në shëndetësi dhe në të gjitha sferat. Ne kemi nevojë për partneritet dhe jo lëmosh nga askush dhe kjo është ajo për çka kemi luftuar. Është papunësia që vjen nga mungesa e vizionit prodhues sepse s’ka produkt dhe shumica e popullatës tanë konsumojnë produkte që nuk e dinë as nga vjen ai produkt”, ka thënë kryeparlamentari Veseli gjatë fillimit të turit dëgjimor me gratë ndërmarrëse.

Ola Syla, udhëheqëse e organizatës Joqeveritare “Drita e Krushës”, kërkoi që gratë të cilat hapin biznes të lirohen nga taksat në vitin e parë të veprimtarisë së tyre.

“Tek ne me sa e di unë është që gjashtë muajt në fillim biznesi është i liruar prej taksave. Në Shqipëri është tri vjet. Kisha pas dëshirë, nëse ka mundësi, shembull që kur një grua pavarësisht çfarë biznesi fillon ta ketë një periudhë kohore më të gjatë. Gjashtë muaj është shumë pak”, tha ajo.

Turi i dëgjimit i filluar javë më parë nga kryetari Veseli do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ku do të ketë takime të tjera me ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve, për krijimin e një vizioni të ri për të ardhmen e vendit.

Të ngjashme