Veseli nis turin me ekspertë

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 10:49 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka filluar me turin me ekspertë të ndryshëm për të diskutuar për problemet me të cilat preokupohen qytetarët dhe për të gjetur zgjidhje.

Ai sot do të diskutojë me ekspertë të ekonomisë lidhur me papunësinë.

“Të dashur miq, pas turit tim të parë gjatë të cilit dëgjova mijëra bashkëqytetarë, sot së bashku fillojmë turin e konsultimit me ekspertë të fushave, për të gjetur zgjidhjet e duhura për problemet të cilat na preokupojnë të gjithëve”.

“Sot do të bashkëbisedoj me ekspertë të ekonomisë, në kërkim të zgjidhjes së problemit të papunësisë në vendin tonë”, ka shkruar Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme