Veseli: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e Vëllezërve Bytyçi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi që ka zhvilluar me vëllanë e heronjve Bytyçi, Ilirin.

“Sot takova vëllanë e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme