Veseli: Nuk e njoh personalisht Lumezin

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 15:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar përgjimin e publikuar dje nga mediet, ku ai dëgjohet teksa flet me zyrtarë të tjerë të PDK-së, për ta anëtarësuar në PDK, kryeprokurorin e tanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk e njeh personalisht Lumezin, ndërsa nuk sheh asgjë të keqe nëse një parti mundohet të anëtarësojë kuadro, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, as njohje personale”, tha Veseli.

“Mirëpo organizatat politike, biznesi edhe mediet, mundohen të jetë sa ma i suksesshëm. Të gjithë mundohen të gjejnë njerëz që të kenë më shumë sukses”, u shpreh kryeparlamentari.

Të ngjashme