Veseli: Nuk kemi pse t’i gëzohemi as frikësohemi Speciales

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 13:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, para anëtarëve të Këshillit Drejtues, tha se askush nuk ka pse të gëzohet e as frikësohemi për funksionalizimin e Gjyktës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se viti 2018 do të jetë vit i sfidave, ku theksoi se edhe vitin 2017 e shënoi një sfidë, kur në Kuvend u tentua të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Por ai pohoi se UÇK është më e gjerë se Specialja dhe lufta e saj ka qenë e pastër.

“Viti 2018 do të jetë vit i veçantë, por më shumë sfida, ku para disa ditësh patëm sfidë me Gjykatën Speciale, nuk e kemi prit një entuziazëm të madh që do ishte brenda nesh për një gjykatë të tillë”

“…askush nuk është me u shashtris prej gëzimit prej kësaj gjykatëse as të frikësohet prej kësaj gjykate, jam i bindur se lufta e UÇK është me e gjatë se kjo gjykatë nuk ka bashkëluftëtarë që është në UÇK dhe tutet, sepse tucat s’i kemi pas me veti”.

Sipas tij, zgjedhjet e muajit qershor kanë dëshmuar se PDK-ja nuk e ka humbur besimin e qytetarëve.

“Zgjedhjet e 22 tetorit dëshmuan se qytetarët nuk kanë braktisur partinë tonë, duhet të përkujdesmi që mos të krijojmë përshtypjen që kemi braktisur ata, ne duhet të punojmë më shumë në shërbim të qytetarëve tanë”, tha Veseli.

Veseli tha se do të ndërmarrin reforma brenda partisë. Sipas tij këto reforma nuk do të jenë për gjetur fajtorin, por për të përmirësuar qeverisjen shumëvjeçare të PDK-së.

“Kemi qëllim si të ecim përpara në shërbim të qytetarit tonë, ajo që na dallon prej të tjerëve është jo vetëm misioni për shtet, por aftësia, dija dhe guximi për ta bërë shtetin të emancipuar”.

Të ngjashme