Veseli: Nuk mund ta dëmtojë Vuçiqi sovranitetin e Kosovës

Tiranë | 12 Sht 2018 | 11:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Tiranë ka takuar edhe homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, ai ka përsëritur se Kosova shkon në fazën finale të dialogut më Serbinë për të fituar anëtarësimin në OKB, për të mos pasur cenim të integritetit territorial dhe për të pasur një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe pa kompetenca ekzekutive, raporton EkonomiaOnline.

“Kosova shkon në dialog për ulësen në OKB. Kosova ka shtetin e pavarur, shkon në dialog për mos cenim të integritetit territorial dhe për të mos pasur asociacion me kompetenca ekzekutive. Jemi duke shkuar me vendosmëri në fazën finale që Kosova të marrë ulësen e OKB, rrugëtimi ynë është në BE  dhe anëtarësimi në NATO. Jemi krenar që jemi brenda vendeve perëndimore dhe SHBA,” është shprehur Veseli.

Veseli shtoi se Vuçiqi nuk mund të dëmtojë sovranitetin e Kosovës me ardhjen e tij në vendin tonë. Sipas tij ajo që më së shumti e dëmton shtetin është mungesa e unitetit, raporton EO.

“Ajo që më së shumti e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit, s’është koha të mendojmë për  pushtet.  As nuk mund ta dëmtojë Vuçiqi sovranitetin e Kosovës me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk e cenon integritetin, sa mungesa e unitetit”.

Të ngjashme