Veseli nuk saktëson se kur koalicioni do të dalë me një qëndrim për taksën

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e saktësoi se kur koalicioni qeveritar do të dalë me një qëndrim të unisuar karshi taksës.

“Për aq sa nuk dëmtohet vendi im”, ka thënë Veseli i pyetur se sa do të presë që të merret një vendim karshi kërkesës së SHBA-së për pezullimin e taksës.

“Qeveria nuk do të bie asnjëherë për qejf të Serbisë dhe për hir të taksës. Ai e ka në fakt një shqetësim [Haradinaj] por nuk mendoj që është popullizëm. Çka po flas është se ne duhet ta dëgjojmë SHBA-në, ata duan ta ndalin ndikimin rus në Ballkan. Maqedonia e Mali i Zi janë në NATO, ne nuk jemi, hajde të bëhemi të gjithë bashkë kundër Serbisë, ta lëmë vetë Serbinë”, ka thënë ai.

“Hajde mos të marrim meritokraci më shumë se që na takon”.

Ai ka shtuar se shpreson që të mos ketë më nevojë për luftë në Kosovë, ndërsa ka deklaruar se edhe vetë është i gatshëm për përballje me Serbinë,
në Rubikon të KTV-së

“Ishalla nuk vjen ajo kohë por do të përballesha me Serbinë ashtu siç jam përballur para 20 vite. Ishalla nuk vjen lufta më, nuk është e mirë. 11 vjetorin e pavarësisë ka pak ditë që ka kaluar, tash po flitet vetëm a na njeh Serbia e jo të tjerët”. “Runa Zot të depërtojë në kufirin e Kosovës, nuk besoj që mund të rri në shtëpi. Mos e dashtë Zoti, po ma mirë është mu vra unë se sa një ushtar i FSK-së”.

Të ngjashme