Veseli: Opozita të kërkojë falje, të bëhemi bashkë kundër Serbisë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 21:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga opozita që të kërkojë falje publikisht për deklaratat që ka bërë ditëve të fundit për tradhti nga udhëheqësit e vendit.

Ai ka kërkuar që të bashkohen të gjitha partitë në mënyrë që të përballen me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Duke folur pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të thirrur me nënshkrimet e 51 deputetëve të opozitës për mungesë kuorumi, Veseli ka thënë se situata e këtyre ditëve tregon më së miri se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë.

“Përveç konfliktit i cili bartet edhe te qytetarët tanë. Kjo situatë e sotme tregon se nuk është mirë me folë fjalë të mëdha, e fjalë të rënda për të treguar fuqinë ndaj njëri-tjetrit. Por duhet të ulemi bashkërisht e të diskutojmë për çështjet për të cilat kanë të bëjnë me shqetësimin e qytetarëve”, ka thënë Veseli.

“Opozita duhet të kërkojë falje publikisht për akuzat e paqena që ka bërë, për fjalët e rënda. Diskursi i tillë publik nuk është në traditën tonë, nuk e përballon ambienti jonë”, ka thënë Veseli.

“Pa lejen tonë, këmba e Vuçiqit nuk do të shkelte në Kosovë”

Kreu i Kuvendit të Kosovës foli edhe për vizitën e paralajmëruar në Kosovë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se nëse institucionet e Kosovës vendosin që Vuçiqi mos të vijë në Kosovë, këmba e tij nuk të shkelte këtu.

“Ajo çfarë tani jemi duke menduar është vetëm për situatën e bashkëqytetarëve tanë e cila ka të bëjë me pozicionin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran, me liberalizmin e vizave me partnerët tanë, përndryshe po të mos ishte kjo situatë, le ta din edhe Vuçiqi, kamën nuk e kish shkel në Kosovë. Le ta provojë pa leje nëse do të mundet e din edhe për atë tjetrin qysh ka shku”, tha ndër tjerash Veseli, duke aluduar në arrestimin e Marko Gjuriqit nga njësitet speciale, kur ai kishte hyrë pa leje, para disa muajsh.

Të ngjashme