Veseli – opozitës: Iniciativën për Tribunalin s’mund ta ndalë askush

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 14:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  si iniciues i krijimit të Tribunalit Ndërkombëtarë, ka thënë se Iniciativa për formimin Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb nuk ndalet dhe nuk mund ta ndalë askush, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk është dashur të ketë parti politike pasi kur njerëzit tanë janë vrarë nga Serbia ajo nuk i ka ndarë njerëzit tonë me parti. Kjo iniciativë nuk do ndalet dhe as që mund ta ndalë dikush. Për familjarët kam vetëm një mesazh: ‘Mos u shqetësoni edhe kjo çka ka ndodhë sot beso i është pasojë e vetë asaj çka ka kaluar populli jonë’. Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta vlerësojë dhe mendoj shumë mirë këtë iniciativë për faktin që ajo ka investuar dhe po investon shumë në shtetin tonë”, tha Veseli.

Veseli tha se Serbia do përgjigjet për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë dhe se ajo duhet të sjellë ata dhunues kriminelë dhe vrasës që sot sillen ende të lirë në Serbi.

“Duhet të arrijmë të kemi dialog, pajtim dhe të ardhme duke vënë në themelimin e drejtësisë dhe të vërtetën që të punojmë bashkërisht. Kosova ka kryer obligimet e veta por gjykata speciale do ndodhë. Serbia do përgjigjet për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë, ajo duhet të sjellë ata dhunues kriminelë dhe vrasës që sot sillen ende të lirë në serbi dhe mund të jenë rrezik potencial për qytetarët. Është mirë me qenë në sallë kur votohet kjo pasi që kjo ka me u votu”, tha ai, raporton EO.

Veseli tha se nëse LDK-ja dhe VV-ja janë hidhëruar që ai ka qenë iniciues i këtij Tribunali atëherë ai do jetë i gatshëm të veprojë si të duan ata.

“Nëse jeni hidhëru pse e kam fillu unë këtë iniciativë unë jam i gatshëm t’ia bëjmë qysh doni, por ajo që është kryesore është që kjo duhet me u votu”, tha ai.

Të ngjashme