Veseli pas mbledhjes së Kryesisë: Besoj që më 26 dhjetor do të konstituohet Kuvendi i ri

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur këtë të mërkurë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

E aty ishte vetëm një pik e rendit të ditës, përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë.

Veseli me këtë rast tha se beson që me 26 dhjetor do të konstituohet Kuvendi i ri.

Veseli, tha se mbledhja e sotme ishte procedurale.

“Ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së seancës konstituive. Besoj që me datën 26 dhjetor ne ora 15:00 do të kemi një legjislaturë të re. Shpresoj që shumë shpejt të kemi edhe konstituimin e institucioneve të reja. Unë besoj në zotin, në kombin tim, këto tjerat pak më bëjnë përshtypje”, tha Veseli.

Sipas tij, “PDK-ja do të jetë në opozitë dhe do të jetë konsistente në interesat e qytetarëve të Kosovës”.

“E ndjej veten shumë të lehtësuar, kam pas një fat që nuk ka qenë i lehtë por jam shumë i lumtur. Sot e përfundoj në mënyrë zyrtare mandatin tim. Ndoshta kam qenë më tepër vet i dëmtuar nuk kam dëmtuar asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nuk ka qenë një situatë e lehtë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme