Veseli pas shkarkimit të ministrit serb: Gjuha e tij e urrejtjes vjen nga Vuçiq

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës erdhi pas gjuhës së urrejtjes.

Ai vlerëson se deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë.

“Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ai ka ftuar Bashkimin Evropian që të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme