Veseli pas takimit me Bashën: Kosova s’ka çka t’i japë Serbisë, as s’dëshiron t’i marrë diçka

Tiranë | 12 Sht 2018 | 15:30 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova nuk ka çka t’i jap Serbisë, por as nuk dëshiron të marrë diçka nga ky shtet, duke aluduar në idenë për bashkimin me Luginën e Preshevës.

Në konferencën për medie pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, kryeparlamentari kosovar ripërsëriti se Kosovës i nevojitet konsensusi politik dhe platforma nacionale për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Kosova nuk ka çka të japë, Kosova as nuk dëshiron që të marrë diçka nga të tjerët. Standardet që i kemi ndërtuar për serbët në Kosovë, të trajtohen njëtrajtshëm si vëllezërit tanë në Luginë. As abetaret nuk lejohen të futen në shtetin serb. Nuk kemi ndasi”.

“Ajo çfarë i duhet Kosovës, është konsensusi nacional. Ky është mesazhi i përbashkët me të gjitha takimet që kishim. I duhet platforma nacionale, e cila ka vetëm një rezultat Kosova në OKB. Është kurorëzim i sakrificave të qytetarëve tanë,  Kosova të anëtarësohet në OKB”.

Veseli vlerësoi rolin e PD-së në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, derisa u zotua se do të vazhdojnë një bashkëpunim të tillë.

“PD është investuese për pavarësinë e Kosovës, do të vazhdojmë me këto raporte që të ia lehtësojmë njëra tjetrës anëtarësimin në BE”.

Kurse Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thënë se mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ndërmjet vete.

Basha ka vlerësuar se çështja e Kosovës është mbyllur me shpalljen e pavarësisë së saj dhe sipas tij hapja e çështjes së ndryshimit te territoreve është e rrezikshme për stabilitetin e rajonit

Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.

Temë kryesore e takimeve ishte gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitë së tij në Tiranë, kryeparlamentari Veseli është takuar edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha me homologun e tij, Gramoz Ruçi, me presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Rexhep Meidani.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/dialogu-kosove-serbi-nuk-duhet-te-riktheje-ceshtje-te-mbyllura/

Të ngjashme