Veseli pas vdekjes së Lugar: I mbetemi borxhlinj për ndihmën që na ka dhënë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur mbrëmë pas mesnate ngushëllime për vdekjen e ish senatorit amerikan, Richard Lugar.

“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, senatorin Richard Lugar, i cili ka pasur rol protagonist në politikën e jashtme të këtij vendi, duke e bërë botën më të paqtë e më të sigurt”.

“Mirëpo, për ikjen e tij, sot është e pikëlluar edhe Kosova, që te senatori Lugar ka gjetur për dekada me radhë një mik të sinqertë e të përkushtuar, i cili na është gjetur në vështirësi e nevojë”, ka shkruar ai.

Veseli ka thënë se mbështetja dhe zëri i fuqishëm i Lugar ishte një rreze e fortë drite për popullin tonë në kohët më të errëta.

“Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një fisnik që është përpjekur ta bëjë këtë botë më të mirë dhe i mbetemi përherë borxhlinj për ndihmën që na ka dhënë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme