Veseli pas vendimit të Parlamentit Evropian: Brenda këtij viti lëvizim pa viza

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 14:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli ka uruar qytetarët e vendit për votimin pro liberalizimit në Parlamentin Evropian.

Veseli në hollin e Kuvendit, në një konferencë për media shtoi se brenda këtij viti qytetarët mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

“Sot të gjithë ndjehemi krenar që jemi qytetarë të Kosovës. Institucioni me i lartë në be ka marr vendim pozitiv për qytetarët. Liberalizimi është një hap i merituar dhe dua t’i falënderoj ata që kanë botuar pro lëvizjes së lirë”.

“Ne jemi perëndimore dhe evropian. Jam i sigurt që ky vendim di të pasoj me vendimin definitiv që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda këtij viti. End e ka shumë për të bërë”.

Kreu i Kuvendit, potencoi se po konsensus nacional nuk do të mund të ishte kryer kjo cështje. Ai edhe një herë ka kërkuar që të gjithë bëhen bashkë pozitë e opozitë për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Sot ky vendim nuk do të ishte i mundur pa e pasur konsensusin e përbashkët nacional dhe pa e kryer çështjen e demarkacionit. Ne duhet të jemi bashkë edhe në fazën finale të dialogut”.

Parlamenti Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. 420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar.

Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament.

Pasi që të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të kualifikuar.

Të ngjashme