Veseli: PDK do të fitojë bindshëm në Drenicë dhe gjithë Kosovën

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 16:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është pritur të shtunën nga qindra qytetarë të Komunës së Drenasit në sheshin “Fehmi Lladrovci” para të cilëve ai shpalosi vizionin e platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Lideri i PDK-së tha se Fillimi i Ri prioritet kryesor e ka zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes së bizneseve private dhe ndërmarrësve e fermerëve, për ti zhvilluar veprimtaritë e tyre dhe për të rritur numrin e të punësuarve.

“Koncepti i Fillimit të ri ndërlidhet tërësisht me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Me rritjen e prodhimit në Republikën e Kosovës, me zhvillimin ekonomik. Nuk ka tjetër prioritet që kemi si Parti Demokratike e Kosovës. Ky do të jetë prioriteti kryesor në katër vitet e ardhshme në qeverisjen tonë. Me forcën tuaj dhe fuqinë tuaj do të fitojmë bindshëm më 11 qershor. Por në të njëjtën kohë që në ditën e 12 qershorit do të fillojmë fuqishëm të punojmë për përmirësimin e jetës së bashkqytetarëve tanë. E kjo mund të arrihet nëpërmjet një ekonomie të shëndoshë, një ekonomi e cila është e zhvilluar. Kush mundet më së shumti ta zhvilloj këtë vend? Kush mundet më së miri ta udhëheqë këtë vend? Janë bizneset, janë ndërmarrësit tanë. Janë rreth 60 mijë aktualisht. Ne do ti ndihmojmë ato biznese, tu lehtësojmë punët e tyre dhe në të njëjtën kohë ti stimulopjmë ato që të zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre duke zgjeruar edhe prodhimin dhe më pas punësimin e djemëve dhe vajzave kosovare”, ka thënë Veseli.

Përmes implementimit të platformës “Fillimi i Ri”, kryetari Veseli tha se do të dyfishohet numri i të punësuarve në fushën e prodhimtarisë, ndërsa i siguroi qytetarët se do të dyfishohet buxheti në fushën e bujqësisë, përkatësisht nga 58 milionë sa është aktualisht do të bëhet mbi 100 milionë euro, të cilat do të ndahen si grante dhe subvencione për fermerët.

Kryetari i PDK-së porositi qytetarët e Drenasit dhe gjithë Drenicës që më 11 qershor të dalin në zgjedhje e ta mbështesin edhe më fuqishëm sesa më parë Partinë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme